Foto: Patriot Ibrahimi ndalohet për 48 orë nën dyshimin për kanosje

Patriot Ibrahimi ndalohet për 48 orë nën dyshimin për kanosje

Patriot Ibrahimi, 32 vjeç, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se përmes një postimi në Facebook ka kanosur Donika Gërvallën dhe Vudi Xhymshitin.

Ibrahimi është identifikuar si personi ndaj të cilit është ndërmarrë masa e ndalimit. Rasti lidhet me përmbajtjen e publikuar në profilin e tij në Facebook, e cila dyshohet se përmbante kërcënim ndaj Gërvallës dhe Xhymshitit.

Më 18 shtator, 32-vjeçari është intervistuar nga hetuesit e Krimeve të Rënda në Prishtinë. Pas intervistimit, ndaj tij është caktuar ndalimi për 48 orë, ndërsa rasti po trajtohet në kuadër të dyshimit për kanosje.