Media ruse dhe serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira”
Media ruse dhe serbe e kanë paraqitur rrejshëm protestën në Tiranë si “trazira” të shkaktuara nga aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një artikulli të publikuar më 17 shtator në gjuhën serbe, një medium rus pretendoi se në Tiranë kishin ndodhur “trazira” për shkak të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Artikulli mbante titullin: “Trazira në Tiranë për shkak të aktgjykimit ndaj udhëheqësve të të ashtuquajturës UÇK: Shqipëria doli në krah të Prishtinës”.