Foto: Ekzekutohet 44-vjeçari në qendër të Sarandës, plagoset një kalimtar

Ekzekutohet 44-vjeçari në qendër të Sarandës, plagoset një kalimtar

Një 44-vjeçar u ekzekutua në qendër të Sarandës, ndërsa një kalimtar mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:55, pranë ish-agjencisë së vjetër, në sytë e qytetarëve.

Dy persona të pajisur me skafandra dhe të hipur në motor hapën zjarr ndaj 44-vjeçarit Artan Myrtaj. Ai ndërroi jetë në vend, ndërsa kalimtari u plagos gjatë të shtënave.

Pas sulmit, dy autorët u larguan nga vendngjarja me motor. Ngjarja shkaktoi alarm në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit.