Gjenerali që shërbeu në Kosovë zgjidhet në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s
Gjenerali gjerman Carsten Breuer, i cili ka shërbyer në Kosovë, është zgjedhur kryetar i ardhshëm i Komitetit Ushtarak të NATO-s, organi më i lartë ushtarak i Aleancës.
Breuer, aktualisht shef i Mbrojtjes së Gjermanisë, u zgjodh nga shefat e mbrojtjes së 32 vendeve anëtare të NATO-s gjatë një takimi në Kopenhagë. Ai do ta marrë detyrën në korrik të vitit 2027.
Mandati i tij do të zgjasë tre vjet, ndërsa Breuer do ta pasojë admiralin italian Giuseppe Cavo Dragone. Në këtë post, ai do të jetë këshilltari kryesor ushtarak i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Ndër përgjegjësitë e tij do të jetë edhe përcjellja e rekomandimeve të drejtuesve ushtarakë të vendeve anëtare te udhëheqja politike e Aleancës.