Foto: Talenti i Bayern Munichut zgjedh Kosovën, reagojnë mediat gjermane

Talenti i Bayern Munichut zgjedh Kosovën, reagojnë mediat gjermane

Erblin Osmani ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën, një vendim që ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane. Mesfushori 17-vjeçar është pjesë e akademisë së Bayern Munichut.

Zgjedhja e Osmanit është komentuar nga mediat në Gjermani, të cilat kanë përcjellë vendimin e talentit të ri për të vazhduar rrugëtimin ndërkombëtar me Kosovën.

Osmani është përfshirë në listën e përzgjedhësit Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke u bërë pjesë e grupit të lojtarëve të ftuar për këto takime.