Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të zhvarrosur në Mitrovicë
Pas më shumë se 27 vitesh, janë identifikuar mbetjet mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Sali Mziut, të cilat ishin zhvarrosur së fundmi në Mitrovicë.
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas identifikimit të tre veprimtarëve. Ai ka thënë se ky lajm vjen në një periudhë kur, sipas tij, Kosova po përballet me zhvillime që lidhen me ish-pjesëtarët e UÇK-së.
“Pas më shumë se 27 vitesh të zhdukur, lajmi i madh është se janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj, Adem Beqiri dhe Sali Mziu”, ka shkruar Haziri, duke e përshkruar këtë zhvillim si zbulim të mizorisë ndaj tyre.