Nxënësit e shkollave të mesme protestojnë nesër në Skenderaj
Nxënësit e shkollave të mesme në Skenderaj do të protestojnë nesër kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke paralajmëruar një tubim me moton “Kosova ju pret; Liri për Çlirimtarët”.
Protesta do të mbahet nga ora 12:00 në Sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj. Organizatorët synojnë që përmes këtij tubimi të shprehin qëndrimin e tyre ndaj vendimit.
Thirrja për protestë vjen në kuadër të reagimeve publike ndaj aktgjykimit, ndërsa nxënësit kanë bërë të ditur se do të mblidhen nesër në qendër të qytetit.