Muriqi shënon dy gola dhe fiton penallti për 21 minuta
Vedat Muriqi ishte protagonist absolut i Fenerbahçes në ndeshjen ndaj Eyüpsporit, duke ndikuar drejtpërdrejt në tri momente vendimtare brenda vetëm 21 minutave.
Sulmuesi kosovar fitoi penallti që në minutën e dytë, ndërsa Fenerbahçe e shfrytëzoi mundësinë nga pika e bardhë për të kaluar në epërsi.
Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e shtatë, Muriqi e gjeti vetë rrjetën dhe e dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.
Muriqi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 21-të, ai shënoi edhe golin e dytë personal, duke kompletuar një paraqitje të jashtëzakonshme në fillimin e ndeshjes.
Me këtë paraqitje, sulmuesi kosovar vazhdoi formën e tij të mirë në elitën e futbollit turk dhe i dha Fenerbahçes një avantazh të madh ndaj Eyupsporit.