Identifikohen mbetjet e tre shqiptarëve të rrëmbyer në Zubin Potok
Janë identifikuar mbetjet mortore të Idriz Rrecajt, Adem Beqirit dhe Salih Mëziut, tre shqiptarëve që ishin rrëmbyer dhe zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas këtij zhvillimi ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Rrecaj, Beqiri dhe Mëziu ishin pjesë e “Grupit të Intelektualëve” shqiptarë, të rrëmbyer dhe zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Sipas të dhënave të bëra publike, tre shqiptarët u rrëmbyen më 19 prill 1999 në Zubin Potok. Identifikimi i mbetjeve të tyre rikthen në vëmendje fatin e personave të zhdukur gjatë luftës.
Abdixhiku e përshkroi zhvillimin me fjalët se Rrecaj, Beqiri dhe Mëziu “jetuan për një ideal më të madh se jeta”.