Foto ilustruese: Qeveria paralajmëron strategji për apelin në Hagë, por pa treguar përmbajtjen

Qeveria paralajmëron strategji për apelin në Hagë, por pa treguar përmbajtjen

Tetë ditë pasi katër ish-krerë të UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte nga Gjykata Speciale, në Kosovë po shtohen thirrjet për një strategji shtetërore për apelin në Hagë.

Qeveria e Albin Kurtit ka paralajmëruar se do ta hartojë këtë strategji, por deri tani nuk ka shpjeguar se cilat do të jenë përmbajtja dhe hapat e saj.

Debati lidhet me mënyrën se si institucionet e Kosovës mund ta mbështesin procesin e apelit, ndërsa përgjegjësia për përfaqësimin ligjor mbetet pjesë e procedurave në Hagë. Pyetja kryesore tash është se çfarë forme do të marrë strategjia e paralajmëruar nga Qeveria.