Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte në protestën “Jo në emrin tim”
Ledri Vula dhe Bekim Shyti do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Pjesëmarrja e këngëtarit Ledri Vula dhe veteranit Bekim Shyti vjen në vazhdën e përfshirjes së artistëve dhe figurave publike në protestat dhe aktivitetet e ditëve të fundit, në mbështetje të çlirimtarëve.
Protesta “Jo në emrin tim” pritet të sjellë në të njëjtin program figura nga fusha të ndryshme publike, ndërsa Vula dhe Shyti do të kenë fjalime para të pranishmëve gjatë mbrëmjes.