Foto: Dyshohet se kërcënoi alpinistët pranë Gjeravicës, reagon Komuna e Junikut

Dyshohet se kërcënoi alpinistët pranë Gjeravicës, reagon Komuna e Junikut

Një grup alpinistësh dyshohet se është penguar dhe kërcënuar nga një person gjatë rrugëtimit drejt Gjeravicës, në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni i Zemrës”. Sipas njoftimit të Komunës së Junikut, personi dyshohet se i ka kërcënuar alpinistët duke u thënë se do t’ua priste fytin.

Komuna e Junikut ka shprehur shqetësim për incidentin dhe i ka bërë thirrje policisë që ta trajtojë rastin, ndërsa institucionet kompetente janë ftuar t’i sqarojnë rrethanat në përputhje me ligjin.

Komuna ka sqaruar se ngjarja ka ndodhur brenda territorit të saj administrativ. Megjithatë, sipas informatave të deritanishme, personi i përfshirë nuk është banor i Junikut.