Foto: Ledri Vula brohoriti “UÇK, UÇK” me protestuesit në Prishtinë

Ledri Vula brohoriti “UÇK, UÇK” me protestuesit në Prishtinë

Ledri Vula ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Para protestuesve, reperi brohoriti “UÇK, UÇK”.

Vula foli para të pranishmëve dhe shprehu mirënjohje për ish-pjesëtarët e UÇK-së, si dhe për qytetarët që morën pjesë në protestë.

“Një falënderim për luftën që e kanë bërë këta njerëz të mëdhenj, që sot padrejtësisht janë dënuar. Faleminderit të gjithëve që keni ardhur. UÇK, UÇK”, tha Vula para protestuesve.