Nxënësi prishtinas i drejtohet turmës në protestën pas dënimeve në Hagë
Erdi Mirena, nxënës i shkollës “Sami Frashëri” në Prishtinë, iu drejtua masës së protestuesve në tubimin e mbajtur në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas dënimit të tyre në Hagë.
Së bashku me protestuesit e pranishëm, nxënësi brohoriti “Jo në emrin tonë”, duke përcjellë edhe mesazhin “Liria nuk hesht, Kosova nuk harron”.
Fjalimi dhe brohoritjet e tij u bënë pjesë e tubimit të zhvilluar në Prishtinë, ku protestuesit shprehën mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit në Hagë.