Foto: Përparim Rama zgjedh foton virale të protestës për kopertinën e profilit

Përparim Rama zgjedh foton virale të protestës për kopertinën e profilit

Përparim Rama ka vendosur në kopertinën e profilit të tij në Facebook fotografinë virale nga protestat në Prishtinë kundër aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së. Zgjedhja e kryetarit të Prishtinës vjen në kohën kur protestat po mbahen për të pestën natë radhazi.

Fotografia, e realizuar më 20 shtator, paraqet një flamur kombëtar me logon e UÇK-së, të rrethuar nga Këshilli Qytetar. Ajo është shpërndarë në Facebook edhe nga Rama, i cili e ka vendosur në kopertinën e profilit të tij.

Protestave u janë bashkuar edhe zyrtarë e qytetarë, ndërsa ato po mbahen çdo natë nga ora 21:00 në Prishtinë.