Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Marshi organizohet nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në shenjë proteste kundër vendimit dënues të Speciales.
Sipas planit të njoftuar, marshimi pritet të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve në Prishtinë. Prej aty, studentët do të vazhdojnë drejt qendrës së kryeqytetit, me destinacion sheshin “Skënderbeu”.