Kontrolli në Mazgit: Në Audi gjenden sasi të dyshuara marihuane
Një kontroll policor në Mazgit të Obiliqit ka çuar në gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të dyshuara të marihuanës te dy persona që ndodheshin në një veturë Audi.
Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 01:00, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku njësitet policore kishin ngritur një pikë kontrolli.
Personat e identifikuar si Mergim Zeqiri dhe Rilind Nimonaj u ndaluan gjatë kontrollit, ndërsa te ta u gjetën dhe u sekuestruan sasi të dyshuara të marihuanës.