Përleshje fizike në Prishtinë, tre të arrestuar dhe dy në QKUK
Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 19:50. Gjatë rastit është evidentuar edhe posedim i paautorizuar i armëve.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.