Foto: Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë, FFK-ja publikon pamjet

Yjet e Kosovës mbërrijnë në Prishtinë, FFK-ja publikon pamjet

Disa nga yjet e Kombëtares së Kosovës kanë mbërritur në Prishtinë në mëngjes, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamjet e arritjes së tyre. Futbollistët janë kthyer për t’iu bashkuar përgatitjeve para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Franco Foda do ta zhvillojë seancën e parë stërvitore para katër ndeshjeve të radhës, të cilat vlerësohen si tepër të rëndësishme për Kosovën.

Për të vazhduar garën në grup, Kosovës i nevojitet së paku pozita e dytë. Me grumbullimin e lojtarëve në Prishtinë, ekipi nis përgatitjet për sfidat që e presin në Ligën e Kombeve.