Ish-diplomati Bosch: Ne e detyruam Thaçin t’ia vendoste lakun vetes
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se institucionet e Kosovës u detyruan ta krijonin këtë gjykatë.
Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Bosch ka thënë se ai dhe të tjerët e detyruan Hashim Thaçin “t’ia vendoste lakun vetes”, duke besuar se po krijonin një mekanizëm drejtësie që, sipas tij, nuk erdhi.
Bosch, i cili ishte ambasador i Holandës në Kosovë në kohën e formimit të Gjykatës Speciale, e ka marrë përsipër edhe përgjegjësinë që i takon për krijimin e saj. Ai ka shprehur kritika të forta ndaj mënyrës se si po veprojnë Dhomat e Specializuara.
Sipas deklarimit të tij, kjo gjykatë po kërkon vetëm kënaqjen e serbëve. Bosch është shprehur gjithashtu i shokuar nga vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se nuk e kishte pritur një rezultat të tillë pas dëshmive të figurave ndërkombëtare të përfshira në proces.