Tami sqaron: Largimi i Xhakës dhe mbështetja për krerët e UÇK-së ishin çështje private
Granit Xhaka është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Zvicrës pasi pranoi se kishte përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19. Rasti u diskutua edhe në konferencën për media të drejtorit të përfaqësueses zvicerane, Pierluigi Tami.
Tami tha se kjo ishte një çështje private dhe se Federata Zvicerane e Futbollit nuk kishte lëshuar ndonjë direktivë për vaksinimin. Sipas tij, ekipi kombëtar nuk kishte lidhje me këtë rast.
Gjatë konferencës u ngrit edhe pyetja nëse mbështetja publike e Xhakës për ish-krerët e UÇK-së kishte ndikuar në largimin e tij nga përfaqësuesja zvicerane.
Tami e cilësoi edhe këtë qëndrim të kapitenit si çështje private, duke e ndarë atë nga vendimi për largimin e Xhakës nga grumbullimi i kombëtares.