Nis beteja në Apel pas 81 vjetëve burgim për ish-krerët e UÇK-së
Pas dënimit në shkallën e parë me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte, ka nisur zyrtarisht beteja ligjore në Apel për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Ekipet e mbrojtjes kanë nisur këtë javë procedurat për njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës lidhur me apelimin e vendimit.
Mbrojtja ka afat deri të premten, më 25 shtator, për ta njoftuar gjykatën se cilat pjesë të aktgjykimit do të kundërshtohen në Apel.
Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.
Sipas materialit të çështjes, kundërshtimet e mbrojtjes lidhen veçanërisht me pjesët e verdiktit për përgjegjësinë ndaj vrasjeve dhe ndalimeve të paligjshme, në rrethana kur kishte ndërhyrë një palë e tretë, NATO-ja.