Foto: Bariu kërcënoi turistët në Bjeshkët e Nemuna, arrestohet dhe lirohet më pas

Bariu kërcënoi turistët në Bjeshkët e Nemuna, arrestohet dhe lirohet më pas

Një bari u arrestua pasi kërcënoi disa turistë me prerje fyti në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa u urdhëroi atyre të ktheheshin. Ngjarja kishte ndodhur dy ditë më parë.

Sipas policisë, i dyshuari u arrestua dhe u intervistua lidhur me rastin. Pas intervistimit, ai u lirua, ndërsa rasti është cilësuar si kanosje.

Policia ka bërë të ditur se incidenti përfshiu disa turistë në zonën e Bjeshkëve të Nemuna. Detaje të tjera për rastin nuk janë bërë të ditura.