Foto: Tërheqja e kërkesës së PDK-së nuk e mbyll domosdoshmërisht çështjen në Kushtetuese

Tërheqja e kërkesës së PDK-së nuk e mbyll domosdoshmërisht çështjen në Kushtetuese

Tërheqja e mundshme e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese nuk do të thotë domosdoshmërisht se shqyrtimi i çështjes do të përfundojë.

Kërkesa lidhet me kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Pikërisht për këtë arsye, çështja nëse procedura mund të vazhdojë edhe pas tërheqjes së kërkesës mbetet në qendër të vëmendjes.

Ekspertët kanë bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese mund ta vazhdojë shqyrtimin e një rasti edhe nëse pala që e ka parashtruar kërkesën vendos të tërhiqet. Kjo do të thotë se tërheqja e kërkesës nuk e mbyll automatikisht rastin.