Foto: Urdhër arresti për shefen e shërbimeve sekrete në Shqipëri

Urdhër arresti për shefen e shërbimeve sekrete në Shqipëri

Është lëshuar një urdhër arresti ndaj drejtoreshës së Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë, Vlora Hyseni, për të cilën thuhet se dyshohet të jetë arratisur. Hyseni është me origjinë nga Kosova.

Masa e sigurisë është lëshuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, në kuadër të një hetimi ndaj biznesmenit Ergys Agasi.

Hetimi lidhet me një rast korrupsioni që ka të bëjë me tenderët e Agjencisë Shtetërore për Sistemet Informatike. Sipas të dhënave të bëra publike, Agasi është i përfshirë në këtë rast, ndërsa urdhri ndaj Hysenit përbën zhvillimin kryesor të hetimit.