Foto: Kroacia liron Bajram Bajramin, i ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë

Kroacia liron Bajram Bajramin, i ndaluar me urdhër-arrest të Serbisë

Bajram Bajrami, shtetas i Republikës së Kosovës, është liruar nga autoritetet kroate pas ndalimit të tij në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, Bajrami ishte ndaluar në Kroaci mbi bazën e urdhër-arrestit ndërkombëtar të Serbisë. Autoritetet kroate më pas e kanë liruar atë.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se lirimi erdhi pas angazhimit të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës, si dhe bashkëpunimit me autoritetet kompetente të Kroacisë.