“Beteja s’ka mbaruar”: Djali i Thaçit reagon pas vendimit të Hagës
Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar pas dënimit të ish-liderëve të UÇK-së me gjithsej 81 vjet burg. Në një deklaratë për emisionin “Ftesë në 5”, ai tha se vendimi i Hagës e ka lënduar atë dhe familjen e tij, por nuk i ka mposhtur.
“Beteja s’ka mbaruar”, është mesazhi i përcjellë nga Endrit Thaçi, i cili u shpreh se beteja për drejtësi nuk ka përfunduar ende.
Ai tha se vendimi ka shkaktuar dhimbje për familjen, por theksoi se kjo nuk nënkupton dorëzim. Sipas tij, përballë këtij zhvillimi, përpjekja për drejtësi duhet të vazhdojë.
Gjatë reagimit të tij, Endrit Thaçi falënderoi të gjithë shqiptarët që, siç u shpreh ai, i kanë qëndruar pranë familjes dhe nuk e kanë ndalur zërin e tyre pas vendimit.