Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i SHISH-it
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Vendimi e largon Hysenin nga drejtimi i institucionit që ajo e drejtonte që prej vitit 2023.
Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti është nxjerrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2, të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit. Shkarkimi është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i Presidentit është marrë në të njëjtën ditë kur ndaj Vlora Hysenit janë ndërmarrë edhe veprime nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të një procedimi penal.