Bllokohet për 24 orë një pjesë e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë
Një pjesë e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë do të bllokohet për 24 orë, për shkak të punimeve në kanalizim që zhvillohen pranë Çerdhes së Devës, në qendër të qytetit.
KRU “Gjakova” ka njoftuar se ekipet e kompanisë do të punojnë në këtë pjesë të rrugës më 23 shtator. Për realizimin e punimeve do të bllokohet përkohësisht një pjesë e trasesë.
Gjatë punimeve do të ndërtohet një pusete kanalizimi, e cila, sipas njoftimit, synon të ofrojë zgjidhje për problemet e kanalizimit për banorët e kësaj zone.