Helez shkarkon dy pjesëtarë të ushtrisë boshnjake për lavdërimin e Mlladiqit

Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, ka nënshkruar shkarkimin e dy pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të vendit, pasi ata përmes rrjeteve sociale kishin lavdëruar Ratko Mlladiqin, të dënuar për krime lufte.

Helez bëri të ditur se ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e kontratave të dy pjesëtarëve për shkak të glorifikimit të Mlladiqit. Sipas tij, me këtë vendim është bërë e qartë se në Forcat e Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës nuk ka vend për glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte.

Ministri theksoi se gjatë kohës që ai është në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, glorifikimi i kriminelëve të luftës brenda Forcave të Armatosura nuk do të tolerohet.