Nxënësi nga Gjilani renditet i treti në botë në matematikë
Një nxënës nga Përlepnica e Gjilanit ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Applied Mathematics Competition”, duke u renditur i treti në botë.
Beson Rrahmani është renditur në vendin e tretë në kategorinë “Junior Primary”, në një garë ku morën pjesë nxënës nga vende të ndryshme të botës. Ky rezultat e ka veçuar atë mes pjesëmarrësve të kësaj kategorie.
Për arritjen e tij, Rrahmani është nderuar edhe me titullin “Gold Champion”.