Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit në Prishtinë
Studentët e Fakultetit Filozofik në Prishtinë kanë shprehur mbështetje për protestën “Jo në emrin tim”, e cila do të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu”.
Përfaqësuesit e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë bashkëbiseduar me studentët dhe u kanë bërë thirrje t’i bashkohen protestës. Gjatë takimit, Tasholli tha: “E ka kapë në dorë UÇK-në rinia, s’mundeni me ia hekë kurrë prej dore”.
Protesta do të nisë në orën 16:00 dhe do të zhvillohet kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale në Hagë. Studentët kanë deklaruar se do të marrin pjesë masivisht në protestën e 1 tetorit.