E moshuara jeton dhe fle nën urën në qendër të Podujevës
Një e moshuar është parë duke jetuar dhe fjetur nën urën në qendër të Podujevës, në kushte të vështira dhe të papërshtatshme për jetesë.
Prania e saj në këtë hapësirë ka ngjallur shqetësim te qytetarët. Ata kërkojnë që rasti të mos mbetet pa vëmendje dhe që institucionet përgjegjëse ta shohin nga afër gjendjen e saj.
Rasti ka nxitur thirrje për vëmendje institucionale ndaj situatës së së moshuarës, e cila po qëndron në një hapësirë publike në qendër të qytetit.