Foto: Muriqi shënon golin e fitores dhe ia dedikon triumfin krerëve të UÇK-së

Muriqi shënon golin e fitores dhe ia dedikon triumfin krerëve të UÇK-së

Vedat Muriqi i dha Kosovës një nisje fituese në Ligën e Kombeve, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Sulmuesi kosovar realizoi në minutën e 84-t dhe siguroi tri pikët për ekipin.

Muriqi ishte vendimtar në ndeshjen hapëse të Kosovës në këtë garë, pasi goli i tij përcaktoi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas ndeshjes, Muriqi tha: “Fitoren veçanërisht ua dedikoj çlirimtarëve tanë, krerëve të UÇK-së”.