Foto: Trajneri i Irlandës pranon: Kosova e meritoi fitoren dhe mund të shënonte më shumë

Trajneri i Irlandës pranon: Kosova e meritoi fitoren dhe mund të shënonte më shumë

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, e ka pranuar se Kosova e meritoi fitoren 1-0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës kosovare pas përfundimit të takimit.

Hallgrimsson tha se Dardanët ishin më të mirë gjatë ndeshjes dhe krijuan disa mundësi për të shënuar edhe më shumë gola. Sipas tij, rezultati përfundimtar nuk e pasqyroi plotësisht numrin e rasteve të krijuara nga Kosova.

“Fitore e merituar për Kosovën, ishin më të mirë se ne. Kishin disa shanse për të shënuar më shumë gola, por po shpresonim të mos pësonim”, deklaroi trajneri irlandez pas ndeshjes.