Policia gjen dhe kthen 15-vjeçaren në Rahovec rreth orës 03:50
Sipas njoftimit paraprak, policia gjeti dhe ktheu te familjarët një 15-vjeçare në Rahovec rreth orës 03:50. A.D., rreth 15 vjeçe, ishte larguar nga shtëpia më 7 gusht rreth orës 16:30 dhe më pas ishte raportuar e zhdukur.
Babai i vajzës e kishte raportuar zhdukjen në stacionin policor në Rahovec. Për rastin u njoftua prokurori kujdestar i departamentit për të mitur dhe, me udhëzimin e tij, u inicua rasti “Person i zhdukur”.
Patrulla policore e gjeti të miturën në rrugën “Gëzim Hamza”, pranë palestrës në Rahovec, e mori dhe e dërgoi në shtëpi, ku e dorëzoi te familjarët.