Foto: Kurti: Pa zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Kurti: Pa zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nëse nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Megjithatë, ai e ka cilësuar të panevojshëm një skenar të tillë.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për ta zgjedhur presidentin ose presidenten e re. Sipas tij, zgjidhja duhet të gjendet përmes këtij Kuvendi, pa e çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.

Kryeministri ka theksuar gjithashtu se në Kosovë presidenti nuk zgjidhet përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Ai ka ngritur pyetjen se pse vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje për ta konstituuar një Kuvend që më pas nuk do të mund ta zgjedhë presidentin.