Prishtina themelon ndërmarrjen e re për menaxhimin e mbeturinave
Prishtina ka themeluar ndërmarrjen e re komunale për menaxhimin e mbeturinave, vendim që kryetari Përparim Rama e ka cilësuar si “zgjidhje afatgjatë” për kryeqytetin.
Vendimi është marrë pas votimit në Kuvendin Komunal. Me këtë hap, Prishtina po kalon nga shërbimet e një kompanie rajonale në një ndërmarrje të vetën komunale, e cila do të merret me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.
Rama ka thënë se ndërmarrja e re do të mundësojë planifikim dhe investime të drejtpërdrejta në shërbimet e pastrimit. Sipas tij, Prishtina po kalon në një strukturë “të Kryeqytetit, për Kryeqytetin dhe në shërbim të qytetarëve të tij”.