Foto: Bedri Hamza thërret në protestë më 1 tetor në Prishtinë

Bedri Hamza thërret në protestë më 1 tetor në Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët, studentët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një protestë gjithëpopullore më 1 tetor në Prishtinë.

Protesta synon të kundërshtojë proceset dhe vendimet e Dhomave të Specializuara në Hagë. Hamza e ka bërë thirrjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka kërkuar qytetarëve të bashkohen në këtë tubim.

Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe do të nisë në orën 16:00. Sipas thirrjes së Hamzës, qëllimi i protestës është mbrojtja e të drejtës dhe e dinjitetit kombëtar.