Foto: Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit pas arrestimit të Hysenit

Begaj mbledh të hënën Këshillin e Sigurimit pas arrestimit të Hysenit

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni. Takimi do të mbahet në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave, ku do të diskutohet situata e sigurisë.

Në mbledhje do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe disa ministra. Pjesë e takimit do të jenë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ministri i Financave, Petrit Malaj, ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, dhe ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Takimi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar zhvillohet në një moment kur arrestimi i Vlora Hysenit ka sjellë diskutimin e situatës së sigurisë në vend në nivelet më të larta institucionale.