Rama në Nju Jork: Biden e ka tradhtuar Thaçin
Kryeministri Edi Rama deklaroi në New York se ish-presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili është dënuar me 25 vjet burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë.
Rama i bëri këto komente gjatë fjalimit në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Në këtë takim, ai tha se Shtetet e Bashkuara duhej të bënin më shumë për katër ish-krerët e UÇK-së që janë dënuar nga Haga.
Sipas deklarimit të Ramës, dënimet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së arrijnë gjithsej në 81 vjet burg. Në qendër të fjalës së tij ishte qëndrimi i SHBA-së ndaj procesit në Hagë dhe rasti i Hashim Thaçit.