Dy shoferë në Shtime ndëshkohen me gjoba dhe ndalim drejtimi për 3 muaj
Gjatë kontrolleve të shtuara në rrugën “Skënderbeu” në Shtime, Policia identifikoi dhe ndëshkoi dy drejtues automjetesh për tejkalime në vijë të plotë. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, pika negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj.
F.O., 33 vjeç, që po drejtonte një VW Caddy, u ndëshkua pasi dyshohet se ka bërë tejkalim në vijë të plotë në një kthesë me dukshmëri. Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj.
Më tej, M.B., 37 vjeç, shofer i një VW Passat, u ndëshkua po ashtu për tejkalim në vijë të plotë. Gjatë kontrollit u konstatuar se automjeti kishte regjistrimin e skaduar që nga 17.07.2025. Për këto kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar gjithsej 400 euro gjobë, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se do të vijojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e dispozitave ligjore në këtë aks rrugor.