Foto ilustruese: Aksident në Prilep të Deçanit: tre të lënduar, përfshihen tri vetura

Aksident në Prilep të Deçanit: tre të lënduar, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku në fshatin Prilep të Deçanit la tre persona të lënduar, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

Rugova tha se në aksident u përfshinë tri vetura. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës sipas informacionit të policisë.

Policia për Rajonin e Pejës po merret me rastin dhe heton rrethanat e aksidentit.