Foto: Austri-Kosovë në Vjenë nën masa të shtuara sigurie për tifozët

Austri-Kosovë në Vjenë nën masa të shtuara sigurie për tifozët

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kosovës do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës, ndërsa autoritetet kanë paraparë masa të shtuara sigurie rreth stadiumit.

Drejtoria e Policisë së Vjenës ka vendosur krijimin e një zone të gjerë sigurie, e cila do të jetë në fuqi nga ora 10:00 deri në 22:00.

Për tifozët janë paraparë kontrolle të rrepta dhe rregulla të veçanta gjatë hyrjes në stadium. Autoritetet u kanë bërë thirrje të lënë kohë shtesë për kontrollet dhe hyrjen në objekt.