Përleshja me armë e thika në Veternik, tre të dyshuar në kërkim
Një përleshje e rëndë me armë zjarri dhe mjete të mprehta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit prapa lokalit “Gizzi Grill” në Veternik, ku tre persona mbetën të lënduar.
Disa nga personat e dyshuar për përleshjen kanë përfunduar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim. Rasti përfshiu përdorimin e armëve të zjarrit dhe mjeteve të mprehta.
Në dosjen e rastit figurojnë Pjetër Ukaj, Gjergj Gojani, Albert Canolli, Gentian Osmani, Rinor Krasniqi dhe Arlind Rushiti. Të gjithë përmenden si persona të dyshuar për përleshjen në Veternik.