Mbi 600 shqiptarë protestojnë në Mulhouse kundër dënimeve të ish-krerëve të UÇK-së
Më shumë se 600 anëtarë të komunitetit shqiptar dhe mbështetës të tyre janë mbledhur në sheshin “General-de-Gaulle” në Mulhouse të Francës, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave franceze, protestuesit e kanë mbushur sheshin me flamuj kuqezi dhe kanë marrë pjesë në një tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Protesta është zhvilluar kundër vendimeve të gjykatës për këtë çështje.
Tubimi në Mulhouse vjen në kuadër të protestave të zhvilluara nga komuniteti shqiptar në vende të ndryshme pas vendimit të Gjykatës Speciale.