Foto ilustruese: Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën

Aksident fatal në Muhovc të Ferizajt, një person humb jetën

Më 09.08.2026, rreth orës 16:30, Policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Muhovc të Ferizajt që la një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar, konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas informacioneve fillestare, në aksident ishte e përfshirë një veturë me targa vendore në të cilën ndodheshin dy persona: njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitë e stacionit policor dhe njësia rajonale e komunikacionit rrugor, ndërsa është njoftuar edhe emergjenca. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitë kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.