Nafta arrin në 1.95 euro, Berjani paralajmëron pasiguri
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, ndërsa zhvillimet në tregjet ndërkombëtare po krijojnë pasiguri për lëvizjen e tyre në ditët në vijim.
Sipas ekspertit të sektorit të naftës, Fadil Berjani, aktualisht një litër dizel po shitet rreth 1.95 euro, ndërsa benzina rreth 1.65 euro.
Berjani paralajmëron se çmimet në ditët e ardhshme mbeten të paparashikueshme, në një kohë kur tregjet ndërkombëtare po ndikojnë në nivelin e derivateve.