Foto: Nëntë arrestime për krime lufte në Zubin Potok, Beogradi akuzon Kurtin

Nëntë arrestime për krime lufte në Zubin Potok, Beogradi akuzon Kurtin

Nëntë persona janë arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. Arrestimet janë kryer gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

Operacioni, i koduar “Dosja 23”, është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të 27 shtatorit. Sipas të dhënave të bëra publike, aksioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”.

Pas arrestimit të nëntë personave ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Beogradi e ka cilësuar aksionin si përpjekje për “dëbim dhe frikësim të serbëve” në Zubin Potok.

Në reagimin e saj, kjo zyrë i ka cilësuar arrestimet si “hakmarrje ndaj serbëve” dhe ka pretenduar se njësitë policore kanë hyrë në disa fshatra të Zubin Potokut gjatë orëve të mëngjesit. Pretendimet janë pjesë e reagimit të Beogradit ndaj operacionit.