Foto: PDK-ja kërkon që shkalla e tretë e Speciales të kalojë në Kosovë

PDK-ja kërkon që shkalla e tretë e Speciales të kalojë në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka shpjeguar nismën e partisë së tij për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Propozimi përfshin kalimin e shkallës së tretë të gjykimit në kuadër të institucioneve të Kosovës.

Sipas Mustafës, nisma synon edhe kufizimin e mandatit të Dhomave të Specializuara. Ai ka sqaruar se ndryshimet e kërkuara nga PDK-ja lidhen me mënyrën se si do të trajtohen çështjet në këtë sistem gjyqësor.

Nisma e PDK-së për Specialen, sipas shpjegimit të deputetit Mustafa, përqendrohet në ndryshimin e kompetencave të gjykatës dhe në bartjen e shkallës së tretë të gjykimit te institucionet e Kosovës.